A ka krijuar PS një profil për Presidentin e ri? Përgjigjet Spiropali
Partia Socialiste ka ftuar kryetarët e grupeve parlamentare opozitare për të diskutuar lidhur me propozimet për emrin e Presidentit.
Por a ka për socialistët një profil të krijuar të Presidentit. Për këtë u përgjigj ministrja Spiropali.
Spiropali: Jo nuk ka sepse ne as i kemi përcaktuar, ravijëzuar portretin as kemi vënë kushte. Jemi të hapur dhe çdo gjë në kohën e vet. Konferenca e kryetarëve përcakton kalendarin, konsultimet dhe emrat e deputetëve mund të sjellin surpriza. Ashtu edhe konsultimet me shoqërinë civile apo me opozitën parlamentare mund të prodhojnë si profilin ashtu dhe emrat që i vlejnë pozicionit të Presidentit. Jemi të hapur në këtë pikë dhe nuk e kemi caktuar profilin. Këtu ka njerëz dinjitozë në akademi, diplomaci, politikë dhe çdo fushë tjetër apo njerëz me kontribut të spikatur publik që mund t'i plotësojnë pritshmëritë. E rëndësishme është mos kthehemi te modelet e vjetra.