Braimllari: LSI mban Konventën Kombëtare më 25 korrik, riorganizim i strukturave për zgjedhjet vendore të 2023

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një konferencë për mediet bëri me dije se LSI do të mbajë më 25 korrik konventën kombëtare  për riorganizimin e të gjithë strukturave për zgjedhjet vendore të 2023.

Braimllari: Do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit.

Braimllari u shpreh se kjo Konventë do të marrë vendim të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023.

Braimllari: Konventa Kombëtare do të marrë vendime shumë të rëndësishme politiko-organizative që lidhen me aksionin politik të zgjedhjeve vendore të vitit 2023. Gjithashtu do të thellohet procesi i brendshëm zgjedhor lidhur me ngritjen e strukturave drejtuese të LSI, proces ky i penguar prej kushteve të pandemise gjatë vitit 2020.

Ai bë ri me dije se është ngritur ekipi qendror i punës për përgatitjen e programit politik dhe ndryshimet statutore në statutin e LSI.

Braimllari: Strukturat e LSI do të identifikojnë me shumë prioritet problemet e pafundme që qytetarët kanë në raport me qeverisjen qendrore dhe lokale për t’i bërë ato pjesë të aksionit politik dhe sidomos të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2023. 

Sipas tij, kjo Konventë do të jetë një moment historik për formësimin e një opozite të tillë që ngre shpresën dhe optimizmin e qytetarëve.