Berisha refuzon dietat nga Parlamenti: Jam deputet i Tiranës, lëvizjet jashtë qarku i mbuloj vetë

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me lajmin e raportuar në media për derdhjen e dietave nga Kuvendi në llogaritë bankare të deputetëve.

Berisha kërkon nga Parlamenti të tërheqë mbrapsht shumën e derdhur në llogarinë e tij për muajin shkurt.

Berisha shkruan se i refuzon dietat pasi ai është deputet i Tiranës dhe se lëvizjet jashtë qarkut i përballon me të ardhurat personale.

Postimi i Berishës në facebook

Njoftim!

Sot nga mediat mesova se ne llogarine time bankare parlamenti ka derdhur per muajin shkurt dieta per mua si dhe per 93 deputete te tjere shumen prej 75250 leke dieta.

Lidhur me sa me siper deklaroj sa vijon:

1-Une nuk kam patur asnje dijeni per keto dieta.

2- I kerkoj parlamentit ti terheqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.

3-Une jam deputet i Qarkut te Tiranes dhe si tille nuk do pranoj asnje diete deri ne fund te mandatit.

Levizjet e mia jashte Qarkut te Tirane do ti perballoje me te ardhurat e mia.