Presidenti i ri? Nesër konsultimet me 3 grupe parlamentare, përjashtohet Berisha. Më 4 Maj seanca e parë
Nis numërimi mbrapsht për zgjedhjen e presidentit të ri që do të ulet në karrigen që do të lërë Ilir Meta.
Socialistët janë të vendosur të zgjedhin presidentin e ri brenda muajit maj.
Madje nën argumentin se mazhoranca kërkon një emër ndryshe nga Ilir Meta, Taulant Balla dhe Elisa Spiropali kanë sqaruar procedurën e votimit në çdo një muaj dhe përjashtimin e komisionit të rithemelimit të PD nga negociatat
Neser negociatat
Partia Socialiste nis nesër pasdite një proces konsultimi me opozitën lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Në takimin që do të mbahet të martën pasdite janë të ftuar të tre kryetarët e grupeve parlamentare ndërsa duket qartë se pjesë e këtyre negociatave nuk do të jetë Komisioni i Rithemelimit.
“Enkelejd Alibeaj, Mesila Doda, Fatmir Mediu ftohen në një takim paraprak në zyrat e kuvendit të Shqipërisë me qëllim që të nisim të vendosim parimet kryesore të një dialogu konstruktiv mes 4 grupeve parlamentare” tha Balla sot në një konferencë për median.
Pyetjes pse nuk keni thirrur një përfaqësues të komisionit të Rithemelimit?
Balla iu përgjigj: "Kushtetuta parasheh konsultime brenda kuvendit. Kandidati mbështetet nga firmat e 20 deputetëve. Nuk di që të ketë një grup parlamentar Komisioni i Rithemelimit me këtë emër në Republikën e Shqipërisë. Kështu që nuk e njoh"
"Jemi gati të flasim me ta atëherë kur kanë përfaqësim në Kuvend' tha Spiropali
Procesi i konsultimeve do të mbyllet brenda datës 29 prill kur mblidhet dhe konferenca e kryetarëve
Ashtu si dhe kryeministri veproi më Këshillimin kombëtar, socialistët kanë deklaruar nëj email ku çdo person mund të propozojë emrin e presidentit
Seanca e parë për zgjedhjen e presidentit do të jetë e posaçme e do të zhvillohet më 4 maj.
Ajo çfarë synojnë socialistët është një president krejt të kundërt nga Ilir Meta.
“Gjithkush mund të thotë që President më të dobët e ky që ikën nuk ka dhe natyrshëm kush vjen do jetë më I mirë. Një president normal, krejt të kundërt nga ai që kanë parë tek Ilir Meta”
“Një president që të na nderojë” tha Spiropali.
Procesi i përzgjedhjes
Hapi 1- Çdo deputet u grupit PS, përmes një formulari propozues do të ketë mundësi të propozojë joë më shuëm se 3 kandidatë/ kandidate. Nesër do e depozitojnë në një sekretari të posaçme dhe më pas propozimet do vlerësohen nga Balla, Spiropali dhe Gjiknuri.
Hapi 2 - Qytetarët që duan të bëjnë ndonjë propozim mund ta dërgojnë atë në adresën zyrtare email [email protected]
Hapi 3 - Fton shoqërinë civile dhe në një takim për të marrë propozim për një emër.
Hapi 4 - Negociata me krerët e 3 grupeve parlamentare në Kuvend.
Presidentit Ilir Meta i përfundon afati më 24 korrik, por Balla shprehet se procesi ka nisur më herët për të qenë në kohë. Ndërsa ende socialistët, të paktën publikisht, nuk e kanë një ide të qartë për figurën e kreut të shtetit.

