Me pistoletë dhe thika në makinë, arrestohet i riu te Rruga e Kavajës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 15:44
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri.
Uniformat blu arrestuan shtetasin I. K., banues në Tiranë, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Kapja e tij u bënë Rrugën e Kavajës.
Gjatë kontrollit të mjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër me municion luftarak dhe dy mjete prerëse (thika).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

