Babai i tij u shpall ‘non grata’, Balla tregon çfarë qëndrim do mbajë PS ndaj Orlando Rakipit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2022, 13:57
Shtetet e Bashkuara shpallën vendosjen e sanksioneve ndaj disa personave në Ballkanin Perëndimor, përfshirë ish-deputetin Aqif Rakipi.
Cili do të jetë qëndrimi i PS për djalin e tij, deputetin Orlando Rakipi? Në një konferencë për mediet, kreu i Grupit Parlamentar të socialistëve u përgjigj shkurt.
Balla: do të kemi një komunikim pas mbledhjes së Grupit Parlamentar ditën e nesërme.
Pas shpalljes 'Non Grata' të babait të tij, Aqif Rakipi, i biri Ornaldo Rakipi bëri me dije se do të apelojnë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ai tha se ky vendim është i padrejtë dhe se babai i tij po bën gjithçka për të vendosur në vend drejtësinë.
