Kompania e Call Center-it në Durrës mbyll degën, 70 punëtorë në protestë pasi mbeten në rrugë

Dhjetëra punonjës të një kompanie Call-Ceneteri kanë protestuar në Durrës kundër një vendimi  për mbylljen e filialit të saj në qytetin bregdetar. Punonjësit thanëse kompania i ka ftuar ata që të punojnë në Tiranë me të njëjtën pagë dhe se shpenzimet duhet të paguheshin nga vetë ata gjë e cila është e papërballueshme.

70 punonjës të një kompanie Call Center protestuan këtë të hënë, 18 prill në Durrës.

Shkak është bërë një vendim i kompanisë BCONNECT për të mbyllur degën në Durrës dhe për tu transferuar në Tiranë.

"U është kërkuar që të transferohen në Tiranë me të njëjtën rrogë që ka Durrësi, gjë që është e paligjshme dhe diskriminuese për vetë operatorët të cilët kanë kontratën për të punuar në Durrës dhe nuk mund të spostohen në Tiranë."

Vetë punonjësit thonë se kompani u ka kërkuar që ata të vijojnë punën në Tiranë, por me të njëjtën pagë dhe shpenzimet e udhëtimit të kryhen nga vetë ata, gjë që është e papranueshme për 70 punëtorët.

"Duke na bërë dhe presion që nëse nuk vini në tiranë ne e konsiderojmë që ju braktisni punën dhe kemi të drejtë t'ju heqim, kur nuk është absolutisht kështu."

Punonjësit kanë deklaruar se 11 muaj më parë kanë lidhur një kontratë me këtë kompani me afat të pacaktuar, ndërsa ata apelojnë kompanisë për të mos e mbyllur degën në Durrës dhe puna të vijojë normalisht.

Ora News u përpoq të merrte një prononcim nga vetë kompania por këta të fundit refuzuan që të flisnin për vendimin.

Kompania e Call Center-it në Durrës mbyll degën, 70