Vrioni "sms" Rejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 19:17
Giacomo Vrioni gjen dy gola shumë të rëndësishëm në Austri me fanellën e Tirolit ku është transferuar vetën e kaluar. Lojtari i rritur në Itali i jep fund shterpësisë që e shoqëronte prej muajsh.
Në ndeshjen e mbijetesës kundër Ried ne transfertë, takimi ishte fiksuar 2-1 për vendasit por në minutën e 83 nisi përmbysja e madhe me dy golat e shqiptarit që e ktheu rezultatin në 3-2.
Sinjale të rendesishme për trajnerin Reja që në muajin qershor do të shpallë listën e ndeshjeve të Nations League.