Liverpool dominon City-n, gafa e portierit vendos ndeshjen (Video rastet dhe golat)
Liverpool në finalen e FA Cup dhe në garë për të katërt trofetë sezonalë. “The Reds” përkulën në “Wembley” as më pak dhe as më shumë se Manchester City dhe Pep Guardiolën që dalin me “kocka të thyera” nga kjo e shtunë pasi morën një shuplakë të rëndë 3-2 nga ekipi i Jurgen Klopp.
Ndeshjen e kompromentoi pjesa e parë dhe më saktësisht gabimet amatore të “citizens” ku portieri i Manchester, Steffen kërkoi të kopjonte Ederson por i fali një top Mane për të sigluar çuar në 2-0 menjëherë pak pasi Konate kishte sigluar avantazhin e shpejtë të ndeshjes.

Më pas nuk pati më histori për Manchester City që kërkoi të sulmonte me të gjitha forcat por dalja nga loja e De Bryne e bëri edhe më të dobët skuadrën e Pep Guardiolës që pësoi edhe të tretin sërish nga Mane. Nuk shërbeu për asgjë rrjeta e Graelish në fillimin e pjesës së dytë ndërsa Bernardo Silva shënoi një tjetër në kohën shtesë. Liverpool i shkëput kështu finalen skuadrës së Manchester City vetëm pak ditë pas barazimit spektakolar 2-2 në kampionat dhe pret me qetësi të mësojë emrin e finalistit tjetër që do të dalë nga çifti Crystal Palace- Chelsea.