Sadiku fut në mendime Rejën, shënon sërish në Spanjë (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 20:01
Armando Sadiku nuk di të ndalet. Në Spanjë me fanellën e Las Palmas, sulmuesi nga Elbasani realizoi golin e katërt sezonal dhe këtë e bëri në minutën e 22 të transfertës së Eibar ku ndali në rrjetë topin për golin e parë, atë të barazimit momental të skuadrës së tij.
Video më poshtë propozon golin e ish-sulmuesit të Kombëtares që nëse vazhdon me këtë formë, mund ta vendosë në mendime serioze trajnerin Edoardo Reja.
