Superiorja “përqafon” një njohje të vjetër, Bylis rikthehet zyrtarisht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 17:20
Bylis rikthehet zyrtarisht në Kategorinë Superiore. Kur duhen edhe tre javë nga fundi i sezonit të rregullt, skuadra ballshiote ka hipotekuar ngjitjen mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Mallakastriotët kaluan pastër 3-0 Tërbunin e Pukës në ndeshjen e javës së 27-të të zhvilluar në Ballsh dhe në këtë mënyrë shkuan në kuotën 63, 10 më shumë se Korabi i vendit të tretë kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi.
Beteja deri në fund do të zhvillohet mes Erzenit të vendit të dytë që është momentalisht në zonën Superiore dhe skuadrës dibrane që e ndjek me 5 pikë më pak dhe shpreson në hapat falsë të shijakasve. Në të Dytën rrëzohen zyrtarisht Shkumbini, Maliqi e Vora.
