Fondi “Elliot” planifikon shitjen e Milanit
Milan del në shitje, të paktën sipas asaj që raporton gazeta franceze “L’Equipe”. Fondi “Elliot” që zotëron pjesën më të madhe të aksioneve të klubit kuqezi, planifikon të heqë dorë dhe sipas informacioneve, një kompani nga Lindja e Mesme, emri i cë cilës nuk është bërë ende i ditur por me kapitel 40 mld. Euro, ka bërë një ofertë konkrete.
UEFA po monitoron nga afër procesin pasi palët janë ulur në një tryezë duke nisur bisedimet për detajet e marrëveshjes që mund të finalizohet gjatë javëve të ardhshme. Gjithsesi, kompania nga Bahrein nuk është shumë e besueshme, sepse sipas gazetës franceze çështja është komplekse për shkak të bashkëpunimit me disa kompani “offshore” gjatë viteve të fundit.
Kompania “Investcorp” synon të blejë gjithashtu edhe klubin e Lille në Francë që është në pronësi të fondit Elliot. I themeluar në vitin 1982, “Investcorp” është një grup i fokusuar te pronat e palëvizshme, kreditë dhe infrastruktura.
