(Video) Ismajli gjen golin por në portën e gabuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Prill 2022, 14:58
Ardian Ismajli gjen rrjetën e parë sezonale me fanellën e Empolit por këtë e bën me një gol që mund t’i rëndojë në moral. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare zhbllokoi sfidën në transfertën e Friulit përballë Udineses pasi devijoi në portën e tij një harkim të Deulofeut duke i dhënë avantazhin ekipit vendas.