Gjerdan i personifikuar dhe 150 mln. Pound për më të fortin e botës

Verdikti për njeriun më të fortë të planetit do të merret në Londër dhe në lojë do të jenë 150 milionë pound. Federata ndërkombëtare e boksit, WBC ka vendosur që ndeshjen e peshave super të renda mes Tyson Fury dhe sfidantit Dillian Whyte ta zhvillojë në Britani duke vendosur në lojë edhe një gjerdan të ideuar me ngjyrat e flamurit të Britanisë së Madhe.

Dueli do të zhvillohet në stadiumin “Wembley” në datën 23 prill. “Union Belt” quhet gjerdani i personalizuar për këtë event dhe njeriu që do ta fitojë, do ta mbajë përjetësisht në muzeun e tij pasi bëhet fjalë për një ekzemplar të vetëm.

Fury që është edhe kampioni në fuqi i këtij gjerdani, nuk ka bërë asnjë koment për të ardhmen por djali i tij është shprehur se Tyson dëshiron të vazhdojë edhe për shumë kohë në ring, pavarësisht faktit se vitet kanë filluar të rëndojnë mbi shpatullat e tij.