Manchester United në “hall” për një sulmues me peshë
Erik ten Hag e ka vendosur në qëndër të objektivave të merkatos por Harry Kane e ka refuzuar tashmë ofertën e mundshme të Manchester United që planifikonte të shkëpuste sulmuesin nga Tottenham këtë verë. Është vetë bomberi i Anglisë që ka kthyer pas zarfin me ofertën e “Djajve të kuq”, duke vendosur të vazhdojë karrierën me “Gjelat”.
Lajmin e bën të ditur tabloidi “Mirror” që thekson se trajneri holandez nuk dëshiron të vazhdojë punën me Cristiano Ronaldon dhe këtë ua ka bërë të ditur drejtuesve aktualë të klubit anglez. Ten Hag synon gjithashtu edhe lojtarin e krahut të Tottenham, Steven Bergwijn.
Interes për Kanë kanë shfaqur gjithashtu edhe Barcelona e Bayern Munchen. Gjermanët janë vënë në lëvizje prej kohësh pas zërave për një largim të mundshëm të Lewandowskit por hipoteza që Kane të bashkohet me bavarezët është pothuajse e pamundur.
