Të fejuar po, por me llogari të ndryshme bankare. Georgina e punësuar nga CR7

Mund të jetë bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, por paratë dëshiron t’i fitojë duke punuar…ose të paktën duke krijuar iluzionin se po punon. Georgina Rodriguez, aktualisht shtatzanë me binjakë, nuk dëshiron që të trajtohet si femra që shpërdoron paratë e të dashurit. Ajo është punësuar, nëse kështu mund të thuhet saktësisht, nga Cristiano për t’u kujdesur për familjen dhe fëmijët dhe për ketë ajo paguhet me 100 mijë euro në muaj.

Të fejuar po, por me llogari të ndryshme bankare. Georgina e

Sipas revistës “El National”, Georgina nuk dëshiron të bëjë rolin e vajzës së “prekur nga fati” edhe pse e tillë në njëfarë mënyre është. Rritje rroge? Ndoshta, pasi familja të shtohet edhe me dy anëtarë të tjerë shumë shpejt. Në këtë mënyrë, duhet theksuar se ato para që ka në llogarinë bankare, Georgina i ka fituar me djersë.

Puna e parë e bukuroshes portugeze ishte në pozicionin e shitëses në një dyqan rrobash firmato, aty ku u njoh me kampionin që ndryshoi tërësisht jetën e saj. “E di se çfarë do të thotë ta nisësh jetën nga pika zero duke u sforcuar të mbyllësh muajin. Kam shumë dashuri dhe respekt për njerëzit që ashtu si unë kanë sakrifikuar shumë”, thekson Georgina që sot nuk arkëton vetëm nga paga e Cristianos por edhe nga rrjetet sociale apo projektet e marketingut.