CR7 jashtëtokësor, United kërcënon sërish Tottenham (Video)
Manchester United rikthehet të fitojë dhe shpreson sërish te zona Champions duke përfituar edhe nga ndalesa e papritur e Tottenham në shtëpi 0-1 përballë Brighton. Në ndeshjet e kësaj të shtune në Premier League, fati i buzëqeshi ekipit të Ragnick që fitoi 3-2 ndaj Norwich City ku Cristiano Ronaldo u tregua sërish një jashtëtokësor.
Tre golat e të kuqve u sigluan pikërisht nga portugezi që po rezulton njeriu kyç i Manchester United në këtë fund sezoni. Luzitani është ngjitur në kuotën e 17 golave sezonalë në Premier. Me këtë sukses, United e ngushtoin në -3 pikë diferencën me skuadrën e Antonio Contes.
Humbet përfundimisht shpresat Arsenal që u thye 1-0 në Southampton nga skuadra e Armando Brojës ku sulmuesi i Kombëtares nuk u zhbllokua por bëri një paraqitje pozitive për 74 minuta. Golin e fitores e shënoi Bednarek në pjesën e parë. Ndeshja e fundit e ditës së shtunë mes Watford dhe Brentford u mbyll 1-2.
