Sulmuesi i Kosovës me “valixhe në duar”

Vedat Muriqi drejt largimit nga Mallorca. Bomberi i Kosovës nuk do ta vazhdojë aventurën në Gadishullin Iberik në rast se skuadra ishullore nuk mbijeton në Primera Division dhe në këtë mënyrë, shtatlarti do të rikthehej nga huazimi me destinacion Lazion.

Klubi i presidentit Claudio Lotito gjithsesi nuk synon ta mbajë në grup pasi për të ka sirena interesante nga Turqia. Fenernahce dhe Galatasaray kanë studiuar terrenin  për Murriqin që deri në këtë pikë të sezonit ka shënuar 3 gola me fanellën e Mallorcas. Kjo nuk është hera e parë që Fenerbahce synon të rikthejë në shtëpi sulmuesin, i cili shkelqeu për dy sezone në radhët e skuadrës verdhezi përpara se të transferohej te Lazio për 20 milionë euro.

Te Lazio, Murriqi nuk bindi dhe në Itali e konsiderojnë lojtar në ikje ndërsa pista surprizuese është Gallatasaray, një tjetër klub nga Stambolli dhe rivali i përjetshëm i Fenerbahce.