Milan rikthehet në krye, Interi duhet të presë…Bolognan (Video)

Dhëmbë për dhëmbe, Interi fiton por Milani nuk u jep mundësinë kushërinjve zikaltër për ta mbyllur javën si kryesues. Mjaftuan Rafael Leao dhe Messias për fitoren e dhjetë sezonale në “San Siro” dhe këtë Milani e bëri kundër Genoas në emergjencë të plotë për pikë mbijetese.

Shënoi një gol vendimtar në pjesën e parë portugezi për të rikthyer buzëqeshjen e Stefano Piolit që vinte në këtë përballje pas dy barazimeve dërrmuese me Bolognan dhe Torinon ndërsa braziliani vulosi suksesin në fubd. Fitore që e rikthen në vendin e parë skuadrën kuqezi me 2 pikë më shumë se zikaltërit, tashmë të fokusuar tërësisht te ndeshja e prapambetur në "Dall Ara".

Milani vuajti jo pak edhe mungesën e Ibrahimovic në këtë ndeshje por suedezi nuk do të jetë i gatshëm as për derbin e Kupës së Italisë, ndërsa Giroud dhe Kessie treguan se mund t’i japin një dorë të rëndësishme skuadrës deri në fund të sezonit.