Tradhëti e ngelur në tentativë. Wanda Nara demaskon flirtuesen e Icardit

Wanda Nara dhe China Suarez hapin një kapitull të ri pas tradhëtisë së supozuar të Mauro Icardit me aktoren disa muaj më parë. Bashkëshortja e futbollistit ka vendosur të publikojë mesazhet që aktorja i ka dërguar sulmuesit teksa e ftoi të dilnin bashkë në Paris në një ditë kur Nara kishte shkuar në Argjentinë. Në rrjetet sociale, Nara i përgjigjet rivalës, duke i bërë me dije se ishte në dijeni të tentativave të saj për të joshur bomberin.

Nëpërmjet profilit të një miku të përbashkët, China kontaktoi Icardin por ky i fundit vendosi ta “denonconte” te bashkëshortja duke i thënë se pavarësisht faktit që ishte një budallallëk, ai vendosi t’ia tregonte gjithesesi.

Krenare Wanda Nara që sipas saj, Mauro i tregon gjithçka dhe marrëdhënia e tyre po vazhdon në drejtimin e duhur, pavarësisht tentativës së radhës nga ana e aktores argjentinase për të hedhur në erë martesën e dy njerëzve më të famshëm të rubrikave gossip.