Mazepin, piloti rus që vendin në Formula 1 e bleu me paratë e të atit

Ish-piloti i Formula 1, Nikita Mazepin mund të jetë larguar nga bota e garave më spektakolare por nuk ka hequr dorë për asnjë moment nga jeta e luksit. Rusi që u largua këtë sezon nga pistat, nuk hyri rastësisht në botën e Formula 1. Talboidi “The Sun” zbulon pse 23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës Haas sezonin e kaluar dhe kjo ka ndodhur jo për shkak të meritave të tij në timon por për paratë që ka paguar familja Mazepin për ta mbështetur në ëndrrën e tij.

Mazepin, piloti rus që vendin në Formula 1 e bleu me paratë e

Ai është djali i oligarkut Dmitry Mazepin, pasuria e të cilit vlerësohet rreth 800 milionë euro. Gjithsesi, pas nisjes së luftës në Ukrainë, Italia ngriu shumë asete të manjatit rus, mes të cilave edhe një vilë me vlerë 100 milionë euro në Sardenjë. Mazepin u largua nga skuadra Hass në fillim të këtij sezoni por stilin e jetës nuk e ka ndryshuar.

Mazepin, piloti rus që vendin në Formula 1 e bleu me paratë e


Ai konsiderohet një nga pilotët më të “shthurur” pasi e shtyn jetën mes makinave të luksit, jahteve dhe avionëve privatë edhe pse sipas tabloidit britanik, një këmbanë alarmi po bie në familjen e tij pasi burimet po kufizohen dhe ndoshta në të ardhmen duhet të heqë dorë nga stili i shfrenuar i jetesës.


Babai i tij është një nga njerëzit më të ngushtë të rrethit të Vladimir Putin dhe pjesëmarrja e Mazepin në Formula 1 sigurisht që ishte një projekt edhe i liderit të Kremlinit, për ta futur sportin rus edhe në hartën e garave të shpejtësisë.