Kastrioti kërkon edhe “kokën” e Kukësit
Kastrioti nuk e ka siguruar ende mbijetesën dhe trajneri Emiljano Çela kërkon përqëndrim nga skuadra që momentalisht renditet në vendin e gjashtë të klasifikimit. Sfida e radhës kundër Kukësit konsiderohet jetike në kampin krutan ku kërkojnë të evitojnë edhe zonën “play-out”.
Përpara ndeshjes së kësaj të shtune me verilindorët, Çela thekson: “Është një ndeshje shumë e vështirë, por na gjen në një moment shumë të mirë dhe të karikuar më shumë se kurrë. Kemi një muaj që nuk luajmë në shtëpi dhe e presim me entuziazëm këtë ndeshje. Shpresoj dhe besoj do dimë ta interpretojmë këtë ndeshje si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Duhet të jemi agresivë. Nëse ne i bashkojmë të gjithë komptonentët, jam i sigurt që do të fitojmë”.
Në fund, Çela shton se skuadra është stërvitur mirë gjatë ditëve të fundit por nuk ka marrë një vendim për formacionin që do të hedhë në fushën e Kamzës të shtunën në orën 13:45 .
