Tre shqiptarë akuzohen se përdhunuan 23-vjeçaren në Angli, njëri e rrëmbeu e çoi në shtëpi dhe më pas thirri dhe shokët
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Angli, ku tre shqiptarë akuzohet se kanë përdhunuar një 23 vjeçare.
Mediat britanike bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarët Gemti Hyka 31 vjeç, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati.
Mësohet se ka qenë Hyka, ai që ka rrëmbyer të renë jashtë një klubi nate, që u hap pas lehtësimit të kufizimeve në Britani.
Viktima kishte dalë për darkë me një mikeshë dhe më pas shkoi në klubin e natës Vogue në Bedford High Street kur Genti Hyka iu afrua, por ajo u largua me shoqen e saj.
E reja dhe shoqja e saj u përpoqën të largoheshin nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar, por u ndanë kur ecën në drejtime të kundërta për të shmangur një grup që ziheshin në rrugë.
Teksa 23-vjeçarja, po shkonte e vetme në shtëpi, Hyka e mori atë me forcë dhe e futi në makinë e tij.
Më pas ai e ka çuar në shtëpi ku dhe e ka përdhunuar.
Dy miqtë e tij, Vullnet Haka dhe Ibrahim Bezati, mbërritën më vonë, e përdhunuan, e goditën me shuplakë dhe e detyruan të merrte kokainë.
Viktima arriti të arratisej nga shtëpia dhe më pas ka bërë denoncimin për tre shqiptarët.
Hyka u shpall fajtor për rrëmbim, dhe dy akuza për përdhunim. Ndërkohë Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç, gjithashtu u shpallën fajtorë nga gjykatë për akuzën e përdhunimit.
“Iu luta të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, tha vajza në gjykatë, para autoriteteve.

