Në makinë me 87 kg kokainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 09:43
Udhëtonte me 87 kg kokainë të pastër në bordin e makinës. Gjatë kontrollit territorial në zonën detare policia vuri re një makinë e cila tentoi të largohej me indietro kur pa patrullën e policisë. Kjo lëvizje e bëri të dyshojë policinë e cila menjëherë u vu në ndjekje.
Gjatë kontrollit në makinë në sediljen e pasme u gjetën 3 çanta të errëta ku ishin vendosur 63 pako me gjithsej 87 kilogramë kokainë.
Policia arrestoi 36 vjeçarin drejtues të makinës, informon ANSA.
