Kulla: Me çfarë do të jetojë Ukraina? Ka rrezik të shkojë në uri dhe në faliment
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 22:36
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Ilir Kulla u shpreh se Ukraina ekonomikisht, me çfarë do të jetësojë pas luftës.
Ai tha se këtë përgjigje nuk ta jep kush as në perëndim dhe as në BE, duke shtuar se rrezikon që Ukraina të shkojë në faliment dhe në uri.
Kulla: Pse bombardon Rusia në perëndim sepse nuk ka asnjë interes që të vendoset në perëndim? Kjo bëhet për të qenë edhe për një periudhë pas luftës që të ndalë aty ku është dhe të mos firmosë marrëveshje paqeje. Çështja është që Ukraina ekonomikisht, me çfarë do të jetojë?
Vetë kontinenti po vuan pasojat e kësaj lufte që ka gati 2 muaj që ka filluar dhe këtë përgjigje nuk ta jep njeri, sepse ky vend ka rrezik të shkojë në uri dhe në faliment.

