Zelensky: Kemi rezistuar për 50 ditë, Rusia na kishte dhënë 5

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të pesëdhjetë e një. 

"Kemi rezistuar tashmë 50 ditë. Pesëdhjetë ditë pushtim rus, edhe pse pushtuesit na kishin dhënë maksimumi pesë”, tha presidenti ukrainas Zelensky.

Presidenti Volodymyr Zelensky i ka kërkuar sërish Perëndimit më shumë armë dhe fajësoi vendet që blejnë naftë ruse.

SHBA do të dërgojë armë të reja në Ukrainë dhe ka paralajmëruar Moskën që të mos e pengojë këtë dërgesë, përndryshe konflikti do të përshkallëzohet. 

Për CIA-n, kërcënimi se Rusia mund të përdorë potencialisht armë bërthamore taktike në Ukrainë nuk është diçka që mund të merret lehtë.

Drejtori, William Burns, por ai shtoi se Uashingtoni nuk ka parë shumë prova praktike që e përforcojnë këtë shqetësim.