Itali/ Sherr mes shqiptarëve për 10 kg kokainë të pastër, korrieri i plagosur gjendet i mbyllur në bagazh
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane më 12 prill pasi ju gjet 10 kg kokainë në makinë, të cilën kishin si qëllim ta shpërndanin.
Agjentët e Milan Mobile kishin mësuar se disa shqiptarë do të përfunduonin shitjen e një sasie të madhe kokaine në komunën e Ossonës (Milano) dhe se korrieri do të mbërrinte në Piazza Litta Modigliani me një Ford Fiesta ngjyrë vishnje.
Pasditen e së martës, një automjet që korrespondonte me atë të raportuar mbërriti dhe një 37-vjeçar shqiptar zbriti nga makina. Ai më pas u takua me një burrë.
Pasi shkëmbyen disa fjalë, të dy hipën në makinë dhe pas disa qindra metrash hynë në një zonë garazhi.
Një burrë, i cili po priste në rrugë, nisi të ndiqte makinën në këmbë. Policët u ngjitën mbi gardhin e ndërtesës, hynë brenda dhe panë personin i cili ndoqi makinën në këmbë të ulur në anën e pasagjerit. Të dy pasi panë policët tentuan të arratiseshin. Njëri prej tyre u bllokua ndërsa tjetri arriti të ikte.
Gjatë arratisjes, i arrestuari, një 39-vjeçar shqiptar, ka hedhur një pistoletë gjysmë automatike të punuar me dorë, kalibër 6.35, e pajisur me karikator me 6 gëzhoja. Drejtuesi i makinës u gjet i mbyllur në bagazh me një të çarë në ballë, plagë e shkaktuar ndoshta nga qyta e armës së gjetur.
Ka të ngjarë që gjatë dorëzimit të drogës të ketë lindur një mosmarrëveshje e cila përfundoi me sulm ndaj korrierit. Brenda çantës kishte 10 kg kokainë të pastër e paketuar dhe e ndarë në pako, shkruan ANSA.

