Harry e Meghan takohen me Mbretëreshën Elisabeta e II
Princi Harry dhe bashkëshortja e tij mësohet se kanë takuar Mbretëreshën Elisabete gjatë udhëtimit për në Hagë ku do të marrin pjesë në Lojërat Invictus, që nisi të shtunën. Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i Dukës dhe Dukeshës së Sussex ndersa vetë Princi Harri kishte thënë në mars se shpresonte të vizitonte së shpejti gjyshen e tij 95-vjeçare.
Ky është udhëtimi i parë i Meghan në Evropë që kur ajo dhe Harry u larguan si anëtarë të familjes mbretërore më shumë se dy vjet më parë. Çifti nuk mori pjesë në shërbimin përkujtimor të muajit të kaluar për gjyshin e tij të ndjerë, Princin Philip. Ata zgjodhën të qëndronin në Kaliforni për shërbimin, i cili u mbajt në Ëestminster Abbey më 29 mars, por nuk dhanë arsye për mungesën.
Vizita e Harry dhe Meghan vjen pasi Mbretëresha zbuloi se ajo ishte "shumë e lodhur " pas përballjes me Covid-19. Monarkja rezultoi pozitive me virusin në muajin shkurt. Buckingham Palace konfirmoi më parë se Mbretëresha dhe Princi Philip morën dozat e tyre të para të një vaksine Covid-19 në janar 2021.
Mbretëresha, e cila po feston 70-vjetorin e saj në fron, ka pasur disa shqetësime shëndetësore muajt e fundit. Në një meshë në kishë në tetor, ajo përdori për herë të parë që nga viti 2003 një shkop ndihmës. Ndërsa Memoriali shënoi paraqitjen e parë publike të Mbretëreshës në pesë muaj.