Pumo: Ka një unifikim të popullatës provinciale rreth Putinit sepse e shohin perëndimin si armik

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, reporteri Misha Pumo u shpreh se Mediat opozitare janë larguar nga skena mediatike në Rusi.

Ai tha se ka një unifikim te popullatës provinciale ruse rreth Putinit sepse e shohin perëndimin si një armik.

Pumo: Në Moskë qetësia e madhe. Lufta vazhdon dhe sjell vuajte dhe vdekje, dhe trishtim edhe për njerëzit këtu, por nuk kanë çfarë të bëjnë sepse është rritur kontrolli shtetëror mbi mediat. Mediat opozitare janë larguar nga skena. Ka një unifikim të popullatës provinciale rreth Putinit sepse e shohin perëndimin si një armik.

Ata e shohin perëndimin sikur po merr masa jo vetëm ndaj oligarkëve, por edhe njerëzve të thjeshtë. Deri në vitin 2010 Rusia dhe Ukraina kanë pasur marrëdhënie të mira shumë, dhe pas revolucioni Portokalli Rusia nuk e pengoi atë, dhe që aty filluan fërkimet politike.