Për shërbimet e tjera çmimi dyfishohej. Tek "5 Maji" qendra e masazhit edhe strehë e prostitucionit

Një tjetër qendër masazhi që funksoninte si strehë prostitucioni është zbuluar nga policia në zonën e 5 majit në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar administrator i këtij subjekti, Ardit Buci i cili drejtonte qendrën që njihej me emrin "Masazhe Tulip" ndërkohë në gjëndje të lirë u procedua një 37 vjeçare e cila akuzohet për prostitucion.

Qëndra e masazhit kishtë pak kohë që ishte hapur e ndërsa aktivitetin e saj e ushtronte në rrjetet sociale ku reklamonte shërbimet e saj dhe kontaktonte me klientët.

Sipas police këta të fundit e kontaktonin qendrën në numrat e telefonit që ishin afishuar në rrjete sociale, duke përcaktuar oraret e takimeve.

Vetem për të kryer masazh çmimi ishte 35 mijë lek për 60 minuta e ndërsa nëse klienti kërkontë shërbime të tjera çmimi dyfishohej.

Pak muaj më parë një tjeter rast i shfrytëzimit të ambjeteve për prostitucion u identifikua nga policia në Tiranë.

Qëndra ishte e instaluar në një nga zonët më të popullura të kryeqytetit ndërsa vajzat komunikonin me klientët përmes platformave online.