“Anije luftarake ruse, shko në të s*m*s!” Ushtari hero është bërë një simbol i rezistencës ukrainase
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2022, 08:37
“Anije luftarake ruse, shko në të sëm*s!” Ishte data 25 shkurt 2022. Roman Hrybov, një roje bregdetare ukrainase, e shqiptoi këtë frazë në ditën e hapjes së luftës, kur u urdhërua nga një luftanije ruse të dorëzohej.
Audioja e bisedës u bë virale në mediat sociale, krijoi meme të shumta dhe frymëzoi një iniciativë në internet që e shndërroi Hrybov në një simbol të rezistencës.
CNN raporton se Hrybov u kap nga forcat ruse dhe u lirua në një shkëmbim të burgosurish. Fraza e tij është bërë një slogan popullor ukrainas gjatë luftës me Rusinë.
Kryqëzori rus Moskva, me të cilin u përball ushtaraku Hrybov, u godit rëndë nga Ukraina më 13 prill 2022.