Çipa: Rusia nuk e ka njohur aftësinë e Ukrainës për të vendosur për veten e saj

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, analisti Akri Çipa u shpreh se problemi është që pa Rusia e pa veten si një fuqi rajonale të konsideruar nga SHBA dhe BE.

Ai tha se problemi që ka pasur Rusia është se nuk e ka njohur aftësinë e Ukrainës për të vendosur për veten e saj.

Çipa: Problematika që pa Rusia e pa veten si një fuqi rajonale të konsideruar nga SHBA dhe BE. Prandaj përpjekje në Ukrainë është një përpjeke për të treguar se është më shumë se sa aq dhe për të rivendosur elementin e fuqisë së madhe në raport me BE dhe SHBA-në.

Nuk besoj se Rusia do që të shihet si një partner i vogël në raport me Kinën. Si çështje mes Rusisë dhe SHBA-së janë diskutuar çështjet e Ukrainës, dhe problemi që ka pasur Rusia është se nuk e ka njohur aftësinë e Ukrainës për të vendosur për veten e saj.