"Duhej të vdisnin para se të vinte apokalipsi", burri vret gruan dhe 3 fëmijët
Një terapist nga Connecticut u dënua të enjten në mbrëmje, 14 prill për vrasjen e gruas të tij, tre fëmijëve të vegjël dhe qenit të familjes dy vjet më parë në Floridan qendrore.
Një juri prej 12 anëtarësh e shpalli Anthony Todt fajtor për katër akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për mizori ndaj kafshëve.
Ai u akuzua për vrasjen e gruas së tij 42-vjeçare Megan dhe tre fëmijëve të tij, Zoe, 4 vjeç, Tyler, 11 vjeç dhe Alek 13 vjeç. Qeni i familjes Breezy, gjithashtu u gjet i vdekur në shtëpi. Prokurorët nuk kërkuan dënimin me vdekje, që do të thotë se Todt do të vuajë burgim të përjetshëm.
Më herët të enjten, gjatë diskutimeve përmbyllëse, ndihmës prokurorja e shtetit Danielle Pinnell i tha jurisë se Todt, 46 vjeç pretendoi se e mori fajin për gruan e tij, e cila vrau fëmijët, tha ai, dhe më pas veten.
"Unë po mbuloja gruan time," i tha Todt jurisë. "Natyrisht, pa sukses. Nuk e kisha idenë se si vdiqën fëmijët e mi."
Por Pinnell u tha juristëve se Todt donte të kontrollonte jetën e gruas dhe fëmijëve të tij.
Pas arrestimit të tij, Todt më pas u tha detektivëve se "të gjithë duhej të vdisnin në mënyrë që të kalonin në anën tjetër së bashku sepse apokalipsi po vinte," tha ndihmësprokurorja e shtetit Danielle Pinnell për gjykatën e qarkut Osceola, sipas Orlando Sentinel.
Viktimat u vranë në mes të dhjetorir 2019 dhe trupat e tyre u gjetën të dekompozuar në shtëpi dhe të mbështjellë me batanije më 13 janar 2020.
Ata kishin plagë me thikë dhe sasi toksike të Benadrylit (qetësues) në sistemet e tyre, sipas raporteve të autopsisë, shkruan cbsnews.
