Koçi: BE-ja e paqartë, dyshoj se nuk do të nxirren leksionet e duhura me Ukrainën ashtu si në Krime

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti Petro Koçi u shpreh se Putini i merr vetë vendimet ndërsa BE-ja dhe NATO-ja kanë nevojë që mblidhen të gjithë aleatët.

Ai tha se dyshon se nuk do të nxirren leksionet e duhur nga NE dhe NATO-ja me këtë që po ndodh në Ukrainë ashtu si me Krimenë.

Koçi: Putini i merr vetë vendimet ndërsa BE-ja dhe NATO-ja kanë nevojë që mblidhen të gjithë aleatët dhe është vetoja në mes, pra, ka një problematikë. BE-ja ka paqartësisë e veta dhe dyshoj se nuk do të nxirren leksionet e duhura me këtë që po ndodh në Ukrainë.

Duket se po mësohen me dije sikurse ndodhi me Krimenë që është e pushtuar. Mendoj se Turqia duhet të ishte bërë pjesë e BE-së prej kohësh sepse është një garanci e sigurisë nga të gjitha krahët lindorë.