Pelegrinazh në Jerusalem, besimtarët e krishterë dhe hebrenj kremtojnë vdekjen e Jezusit

Besimtarët katolikë, protestantë dhe hebrenj kanë bërë pelegrinazh në Jerusalem për të kremtuar të Premten e Mirë, ose vdekjen e Jezus Krishtit në kryq. Atmosfera në Izrael për këtë Pashkë është më e mira në 3 vjet situatë pandemie.

Besimtarët katolikë, protestantë dhe hebre kanë bërë pelegrinazh në Jerusalem për nder të së Premtes së Mirë, ditë kur edhe Jezus Krishti u kryqëzua.

Pelegrinazhi i së premtes ishte më masivi në 3 vjetët e fundit për shkak të pandemisë së Covid-19.

Besimtarët bënë pelegrinazh përmes Rrugës Dolorosa për në Kishën e Varrit të Shenjtë, ku besohet se është vendi ku u varros Jezusi, tre ditë përpara Ringjalljes.

Pjesëmarrësit shprehen se ky vit ka gjallëri krahasuar me ato që lamë pas, si dhe Pashka katolike përkon me edhe festat e besimeve të tjera fetare.

"Atmosfera është shumë e gjallë, sepse 2 vitet e kaluara kemi pasur korona, pa pelegrinë ndërsa tani situata është bërë e përsosur, megjithëse turizmi masiv mungon. Më pëlqen shumë që të tre fetë kanë një festë për të kremtuar së bashku, myslimanët Ramazanin, hebrenjtë Erev Pesakun dhe të krishterët katolikë të Premten e Mirë sot dhe ortodoksët pashkën javën e kaluar."

"Më duk shumë emocionuese, shumë atmosferë, ne ishim në Betlehem dy ditë më parë dhe tani jemi në Jerusalem. Vajtëm në Kishën e Varrit të Shenjtë këtë mëngjes dhe bëmë shërbesën e liturgjinë atje. Unë kam ardhur me burrin dhe djalin tim, i cili është 8 vjeç dhe ne shpresojmë që kjo të jetë një përvojë e paharrueshme për të."

E Premtja e Mirë simbolizon ditën në të cilën Jezusi u sakrifikua në kryq për të falur mëkatet e njerëzve, për t’u ringjallur të dielën e Pashkës.