Zelensky jep alarmin: Rusia do të shkatërrojë Donbasin
Presidenti Zelenski ka ngritur sërish alarmin për atë që e pret Ukrainën në ditët në vijim. Lideri ukrainas thotë se objektivi kryesor i forcave ruse është zona lindore e vendit.
Zelenski: "Donbasi është objektivi i tyre kryesor. Është Donbasi ai që Rusia do që ta shkatërrojë të parin".
Rajoni i Donbasit, në të cilat gjendet edhe republikat e vetëshpallura të kontrolluara nga rusët, Donjeck edhe Luhansk kanë qenë pika paqëndrueshmërie prej 8 vjetësh që nga lufta e vitit 2014.
Edhe që pas 24 shkurtit granatimet atje kanë qenë periodike dhe palët fajësojnë njëra-tjetrën se po qëllojnë mbi popullsinë civile dhe po minojnë korridoret humanitare të evakuimit të njerëzve.
Lideri ukrainas në adresimin e tij të përditshëm vlerësoi heroizmin e forcave ukrainase gjatë 50 ditëve luftë, për të cilat tha se shtetet perëndimore nuk e prisnin.
Zelenski: "Në veçanti, fuqitë e kësaj bote, po edhe askush tjetër, nuk ishte i sigurt se ne do të mbijetonim. Të gjithë na simpatizuan. Shumë na këshilluan që të largohemi nga vendi. Na këshilluan t’i dorëzohemi, por ata nuk na njihnin ne. Dhe nuk e dinin se sa trima janë ukrainasit, sa e vlerësojmë lirinë."
Presidenti komentoi edhe mbytjen e ‘Moskvas’, për të cilën tha se anijet ruse mund të shkojnë vetëm në fund të detit.
