Akuzohen për shitje kontrabandë online, Gjykata jep masat për 15 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për 15 personat e arrestuar të cilët akuzohen për kontrabandë, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash dhe tatimesh. Nga 15 personat e arrestuar, Gjykata ka vendosur që për 7 prej tyre të japë masën e sigurimit “arrest shtëpie” ndërsa për 8 persona të tjerë atë të detyrimit të paraqitjes.  Pronarët e 15 dyqaneve online u arrestuan nga policia e Tiranës me urdhër të prokurorisë ndërkohë që gjashtë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim.

Pas 6 orësh seancë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 15 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së kryeqytetit për mashtrim dhe shitjeve të mallrave kontrabandë.

Trupi gjykues vendosi t’i lirojë të gjithë të arrestuarit e operacionit 'Faqet online' nga qelia, me masën ‘Arrest shtëpie’ për 7 prej tyre dhe 8 të tjerë me ‘Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.

Që në orët e para e të 11 prillit Administratorët e 22 faqeve online të cilat merren me shitjen e produkteve online u vunë në shënjestër të policisë, me akuzat e kontrabandës, fshehje të ardhurash dhe mospagim taksash dhe tatimesh.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Hetuesit thanë se të dyshuarit kanë futur në Shqipëri nga vendet Perëndimore, veshje, parfume dhe produkte kozmetike të markave të ndryshme pa paguar detyrimet doganore, duke i shitur ato nën çmimin real. Por mesa duket pretendimet e akuzës janë refuzuar nga gjykata, e cila vendosi lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve.

Në përfundim të vendimit të saj, Gjykata thekson se kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 15 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Vendimi i Gjykatës

Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzes dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Nenit 248 dhe 234 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I:

1.  Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. I., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. I., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim Erisa Xhafer Ismaili, që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. I. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

2.  Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim K. V. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim K. V., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.

- Urdhërohet i pandehuri K. V. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.

-  Urdhërohet për personin nën hetim K. V. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tirane.

-  Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K. V. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

3.  Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. K. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-  Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. K., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.

-  Urdhërohet personi nën hetim hetim E. K. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.

-  Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. K. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

4.   Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim J. Q. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J. Q., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.

- Urdhërohet personi nën hetim hetim J. Q. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.

- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. Q. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

5. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim P. Rr. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim P. Rr., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim P. Rr., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. Rr. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

6.  Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. K., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. K., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim E. K., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. K., nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

7. Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim E. Xh., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim E. Xh.atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.

- Urdhërohet personi nën hetim hetim E. Xh.të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.

- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. Xh. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

8.    Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim A. D. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim A. D., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim A. D., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. D. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

9.    Ndryshimin e mases së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim G. Ll. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim G. Ll., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.

- Urdhërohet personi nën hetim hetim G. Ll. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë.

- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G. Ll. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

10    Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim M. G. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim M. G., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim M. G., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.30.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. G. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

11    Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim J. K. (A.), me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim J. K. (A.), atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim J. K. (A.), që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 15.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim J. K. (A.),  nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

12 - Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim S. R., me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

-  Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim S. R., atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.

- Urdhërohet personi nën hetim hetim S. R., të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Tiranë,

-  Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim S. R., nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

13    Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim Sh. P. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Sh. P., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim Sh. P., që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Sh. P. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

14 - Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim B. B. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim B. B. atë të atë të “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga Neni 237 i K.Pr.Penale.

- Urdhërohet personi nën hetim hetim B. B. të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në Elbasan,

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. B. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

15    Ndryshimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” dhënë në mungesë personit nën hetim R. Gj. me vendimin Nr.852 Regj.Themeltar, datë 10.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

- Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim R. Gj. atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga Neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim R. Gj. që të paraqitet në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, në zyrën e oficerëve të policisë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji, ora 14.00.

-  Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. Gj. nga ambientet ku mbahet i ndaluar, nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë shkak tjetër.

-  Urdhërohet policia gjyqësore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si edhe forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për ekzekutimin e këtij vendimi.

Kundër ketij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brënda 15 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

-  U shpall në Tiranë, sot më datë 14.04.2022.