Zbardhet skema: Kontrolli nisi nga postat. Si ra prokuroria në gjurmët e administratorëve që fshiheshin pas faqeve online

Ora News siguron dosjen e operacionit të koduar “Faqet online” ku prokuroria ka zbërthyer skemën si futeshin në Shqipëri mallrat e dyshuara kontrabandë, magazinimi dhe tregtimi i tyre online duke përdorur rrjetet sociale duke shmangur në këtë mënyrë tatimet dhe shkaktuar shtetit dëme të konsiderueshme financiare.

Fenomeni mori përmasa të gjera gjatë pandemisë covid-19 dhe zëvendësoi në një shkallë shumë të madhe tregtinë fikse

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova që subjekte të ndryshme, duke përdorur rrjetet sociale reklamojnë mallra të cilat fillimisht futen tërësisht ose pjesërisht kontrabande në territorin e Republikës së Shqipërisë duke shmangur kështu pagimin e detyrimeve doganore dhe me pas i tregtojnë duke i dërguar në destinacionet e porositësve nëpërmjet shërbimeve postare pa i pajisur me faturat apo kuponat fiskale duke shmangur kështu detyrimet tatimore dhe shkaktuar rrjedhimisht një dem ekonomik shumë të madh shtetit si edhe duke deformuar konkurrencën dhe tregtinë e ndershme” thuhet në dokumentin e prokurorisë siguruar nga Ora News.

Hetimet u drejtuan nga prokurori Bledar Valikaj i cili i kërkoi gjykatës masën e sigurisë "arrest me burg" për 22 administratorë të subjekteve, disa prej të cilëve dyshohet që nuk ishin regjistruar as në organin Tatimore dhe QKB).

Posta

Në tetor 2021 prokuroria nisi monitorimin e veprimtarisë së disa ofruesve të shërbimeve postare. Hetimet konstatuan pako postare në sasi të konsiderueshme me vlera të ndryshme dhe pashoqëruar me kupon tatimor.

U këqyrën 6 shërbime postare private.

“Në këto subjekte janë gjetur sasi malli e konsiderueshme gati për tu dërguar tek klientët me mallra te ndryshme te pashoqëruara me asnjë dokumentacion doganor apo tatimor dhe dyshohet të jenë mallra të futura kontrabandë në territorin e Republikës se Shqipërisë” thuhet në dosjen e prokurorisë.

Verifikimi në QKB

Hapi i dytë ishte identifikimi i subjekteve në QKB

Verifikimi tek Doganat

Hapi tjetër ishte Drejtoria e Doganave. Prokuroria kërkoi informacion nëse subjektet kishin kryer ose jo zhdoganime gjatë 3 viteve të fundit. Pjesa me e madhe e subjekteve të kontrolluara rezultoi nuk kishin kryer procedura doganore importi dhe eksporti për periudhën 01.01.2019 - 31.12.2021 duke ngritur dyshimin e arsyeshëm qe këto subjekte importonin mallra kontrabandë dhe me pas i tregtonin nëpërmjet tregtisë së pa-kontrolluar online dhe përfundonin që t’i dërgonin tek porositësit duke përdorur shërbimet postare private” thuhet në dosje.

Kontrolli në Instagram e Facebook

Më pas nisi dhe këqyrja e llogarive online në rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook me të dhëna kryesisht mbi veshjet(brande dhe firma të ndryshme) dhe produkte të higjenës personale.

U vu re se produktet në disa prej rasteve shiteshin me çmim më të lartë se produkti origjinal ose në raste të tjera kishin çmim më të ulët duke lënë dyshime të arsyeshme për mënyrën e futjes së këtyre produkteve në treg apo cilësinë dhe origjinalitetin e tyre

”Në kategorinë e faqeve të evidentuara gjatë procesit hetimor disa prej tyre janë subjekte që shesin mallra të shtrenjta duke i cilësuar si brande dhe të dyshuara si subjekte që shmangin regjimin doganor. Pjesa tjetër e subjekteve janë faqe të cilat shesin mallra me çmim më të lire të dyshuar me destinacion hyrës Turqinë dhe disa prej tyre imitacion të markave të njohura sportive kjo e pare dhe me çmimet që ato shfaqin në faqen e tyre” thuhet në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Ora News.

Identifkimi

Hapi i fundit ishte identifikimi i personave që fshiheshin pas faqeve online

Përmes teknikave hetimore hetuesit arritën identifikimin e personave që posedonin këto faqe online dhe që tregtonin mallrat e dyshuara kontrabandë.

“Për të gjitha subjektet për të cilat është bërë evidentimi nga ana jonë është bërë evidentimi i tyre në sistemet e Deepsee, Tims dhe QKB” thuhet në dosjen e dorëzuar gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Një veprimtari e tille kriminale sipas prokurorisë, kryhet së pari në kurriz dhe me një dëm shumë të madh ekonomik financave shtetërore, se dyti deformon konkurrencën e ndershme me subjekte tregtare të cilat importojnë dhe tregtojnë mallra duke respektuar legjislacionin doganor dhe tatimor ne fuqi dhe së treti në dëm të vetë konsumatoreve pasi mallrat e tregtuara duke qenë kontrabande nuk janë te çertifikuara për origjinalitetin cilësor te tyre.

“Nga gjithë veprimtaria hetimore rezultoi që këto subjekte realizojnë një përfitim ekonomik në mënyrë të kundra-ligjshme, duke kryer një veprimtari me rrezikshmëri për vetë marrëdhëniet juridike që thyen, duke kryer veprime në shpërfillje totale të rregullave të vendosura nga legjislacioni tatimor dhe ai doganor, duke thyer rregullat e konkurrencës se ndershme të subjekteve të cilat realisht respektojnë çdo detyrim fiskal dhe në fund duke mashtruar edhe vetë konsumatorin me shitjen e produkteve të pa-çertifikuar për origjinën dhe cilësinë”

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave, informoi policia e Tiranes sot.

Subjekjtet nen akuze

1.        A H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion

2.        E I administratore tek subjekti Pure Parfume

3.        K V  administrator i subjektit Klodi Store

4.        E K administrator i faqes King Bro Style

5.        J Q administrator i faqes  Bli Veshje

6.        A S administrator i faqes online Jaguar kids

7.        P Rr administratore e faqes Gral

8.        E K administratore e faqes Fansi Shop

9.        E Xh adminsitratore e faqes EMY SHOP

10.     E R administratore e faqes Luxmoda

11.     M B administrator i faqes online Zero Absolute

12.     A D administratore e faqes Garderoba ime

13.     G Ll administrator i faqes Outlet Shoes

14.     I D administrator i faqes Tutto casa.al

15.     M G administratore e faqes HM Original Fashion

16.     J K  administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk

17.     S R administratore e faqes online Dars.Al 

18.     Sh P administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku

19.     B B administrator i faqes Carpet Diem

20.     R Gj adminsitratore e faqes Divino Shoes

21.     E Ç administrator i faqes online BeCool

22.     E Z S administratore e faqes online Natura Vita Health

Subjektet akuzohen për “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh”

(Shenim: Materiali mberriti ne redaksi nga gazetarja Keti Banushi, u perpunua nga redaksia online oranews.tv)