Zyrtare/ UEFA vendos datat e ndeshjeve të fundit playoff për Skocinë, Ukrainën dhe Uellsin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 16:47
Për Kupën e Botës nga ekipet e Europës mungon edhe një kombëtare që duhej të ishte përcaktuar në playoffin e Marsit.
Për shkak të luftës në Ukrainë, kjo kombëtare e kishte të pamundur të luante në Mars duke shtyrë edhe përballjen me Skocinë në Qershor dhe sot UEFA zyrtarizoi edhe datën e përballjes.
Kështu gjysmëfinalja playoff Skoci-Ukrainë do të luhet më 1 Qershor në shtëpinë e skocezeve dhe 4 ditë më pas do të jetë dhe finalja e madhe me Uellsin.
Kujtojmë që fituesi i kësaj finaleje do të shkojë direkt në Katar dhe do të jetë në Grupin B bashkë me Anglinë, Iranin, dhe SHBA-të./Ora News/.
