Berisha: Basha nuk shkon dot në SHBA, ka të hapur dosjen Muzin. Pyeteni pse ia mbylli Rama dosjen e rusëve

Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare dhe Shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ish-kreu i PD-së, nuk mund të shkojë në SHBA, pasi ka të hapur dosjen 'Muzin', dhe sipas tij nëse shkel në tokën amerikane do të përballet me ligjin.

Ndër të tjera, lideri  historik i PD-së, u ka kërkuar gazetarëve që të pyesin Bashën se pse Edi Rama ia mbylli dosjen e rusëve. 

Sali Berisha: Personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë ndërkombëtare, por dhe shqiptare është Lulzim Basha. Kur të dalë para jush pyesni se përse nuk shkoi në SHBA. E di pse u kthye. E ka të hapur dosjen Muzin. Nëse shkonte në SHBA do të përballej me ligjin. Basha u kthye nga Basha kur u nis në Uashington. Ju duhet ta pyesni pse  Edi Rama i mbylli dosjen e rusëve, pyeteni.

Ndër të tjera Berisha tha se Basha duhet të merret në pyetje për afera korruptive. 

Sali Berisha: Nëse ka një njeri i cili për afera korruptive, duhet të pyetet pas Edi Ramës dhe ministrave të tij, është Lulzim Basha.