Fuoristrada e policisë kufitare përplaset me Mercedezin në aksin Lezhë-Laç
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 15:12
Një automjet tip Fuoristradë, i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në rrugën që lidh zonën e Tales me superstradën Lezhë-Laç.
Fuoristrada e policisë u përplas me një mjet tjetër tip Mercedez në vendin e quajtur "Ura e Prekanit."
Nga aksidenti nuk pati persona të lënduar.
Policia rrugore mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

