“Sakosa”, tentuan të vidhnin profile hekuri për tabela reklamuese, dy të arrestuar në Vorë

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen për vjedhje.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit "Sakosa”, në pranga kanë rënë  shtetasit D. S., 28 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj, për veprën penale "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.   

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese, në lagjen Sakosë, Vorë.  

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore.”-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.