Tentoi të fuste qindra paketa me cigare kontrabandë në vendin tonë, në pranga 32-vjeçari në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 15:00
Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi është përpjekur që të fus kontrabandë në vendin tonë qindra paketa me cigare.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi B. S., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës".
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në kamionin e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan qindra paketa me cigare, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste kontrabandë në vendin tonë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
