Frikë nga SPAK? Berisha: S’i druhem asgjëje në tokë, kam kodin tim të pathyeshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 13:44
Sali Berisha është shprehur nuk i druhet asgjëje mbi tokë.
Këtë e tha në një deklaratë për mediat, kur u pyet se a i druhet SPAK, institucion që Berisha e ka cilësuar si krijesë të Edi Ramës.
Përgjigja e Berishës, ka ardhur pas thirrjes së Ramës që bëri në Kongres që SPAK duhet të hetojë ish-kryeministrin.
Pyetje: A i druheni SPAK?
Sali Berisha: Absolutisht. Nuk i druhem asgjëje mbi tokë. Kam kodin tim të pathyeshëm.
