“Parada” e deputetëve jashtë Kuvendit, Alibeaj shtrëngon duart me Tritan Shehun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Prill 2022, 13:20
Edhe ditën e sotme deputetët janë shfaqur të kuruar në seancën plenare në Kuvend.
Ata janë fotografuar para se të futen në Parlament, ndërkohë të deputetet mbizotërojnë ngjyrat pranverore dhe e zeza.
Ajo që vihet re është se pavarësisht tensioneve brenda partisë, nuk ka munguar as një shtrëngim duarsh nga Enkelejd Alibeaj dhe Tritan Shehu.
Ndërkohë në seancën e sotme i pranishëm ka qenë edhe Pandeli Majko, i cili ka marrë mandatin e deputetit Alqi Bllako, i cili është arrestuar pasi akuzohet si i përfshirë në aferën e incineratorëve.



































