I dënuar për armëmbajtje pa leje, arrestohet 49-vjeçari në Mat

I dënuar për armëmbajtje pa leje, arrestohet 49-vjeçari

Policia e Matit ka arrestuar një 49 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 2 vite burg për "Armëmbajtje pa leje".

Në pranga ka rënë Shkelzen Tefaj.

"Këtë shtetas, Gjykata e  Apelit Tiranë pas hetimeve dhe verifikimeve të  kryera e ka dënuar me 2  vite burg, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje” njofton policia.

Tefaj ishte  arrestuar më parë nga Policia, në dhjetor, 2020, pasi shërbimet e Policisë  në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative i gjetën në banesë një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, në vitin 2020, ndaj tij caktoi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pas vendimit të Apelit, e cila e dënoi me dy vite burg, ky shtetas që prej 28 marsit 2022 u largua nga banesa dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.