SPAK të hetojë Bashën? Berisha i kthehet gazetarit: Mos bëni shaka, ata ia mbyllën dosjet
Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta edhe ndaj SPAK, duke thënë se kjo e fundit me urdhër të Ramës, mbylli dosjet me të cilat përballej Lulzim Basha.
Këtë e tha në një deklaratë për mediat, kur u pyet nëse do i kërkojë SPAK që të hetojë Bashën, si person i përfshirë në afera ndërkombëtare, akuzë e lëshuar kjo nga ish-kryeministri.
Sali Berisha: Tani që ka dhënë dorëheqjen ai është anëtar i grupit parlamentar. Ka një seri procesesh, ia ka krijuar vetes. Ka procesin me drejtësinë belge, në mos ndërhyjë edhe ndonjë drejtësi tjetër, afera është ndërkombëtare.
Pyetje: Keni një thirrje për SPAK për të hetuar Bashën?
Sali Berisha: Po bën shaka apo me të vërtetë po thua. A nuk e mbylli dosjen SPAK? Edi Rama mbylli dosjen. A nuk tha Edi Rama që SPAK është i partisë, është krijesë e PS. Ata mbyllin dosjen unë kërkoj që të hapin dosjen.
