A ndihet Rama i kërcënuar nga rikthimi i Berishës? Kryeministri nuk shqetësohet: I gjallë që ka vdekur para 8 vitesh

A e kërcënon ambicien e Ramës për një mandat të katër rikthimi i Berishës në skenën politike.

Kryeministri në një konferencë  me gazetarët duke qeshur u përgjigj shkurt se nuk i mungon opozita dhe Shqipëria nuk po humbet asgjë tani që PD ndodhet në krizë.

Rama: S'kam pasur vëmendjen fare, por duke qenë se gjithë brezi i ri që foli para meje shprehu një lloj melankolie që nuk kemi një opozitë siç e dëshirojmë ndava me Kongresin solidaritetin me ata. Mua nuk më mungojnë ata fare dhe nuk mendoj se Shqipëria po humbet në këtë moment se s'ka atë farë opozite. Nuk është një humbje për Shqipërinë. Këto duhet të kishin ndodhur me kohë.

Në vitin 2025 Shqipëria mund të votojë për t'i shkuar mbrapa Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur, kjo do të sfidonte edhe kryeveprën e Ismail Kadaresë. Të imagjinosh një shumicë që bashkohet pas një të gjalli që ka vdekur ka 8 vjet edhe që skena politike shqiptare të bëhet si Gjenerali i Ushtrisë  së Vdekur në kërkim të eshtrave  kolonelit Zampa.