PS ndryshon Statutin, shtohen 3 sekretariate, shkarkohen 61 kryetarët
Kongresi i PS miraton ndryshimet në statutin e partisë. Shtohen sekretariati ekzekutiv në 61 bashki, sekretariatet për emigracionin, koordinimin, çështjet ligjore dhe zgjedhjet. Ndërkohë janë shkarkuar 61 kryetarët, ndërsa për krerët e rinj do merret mendimi qytetar, ku anëtarët e PS-së në bazë do ftohen të japin mendim për drejtuesit me fletë sekret.
Në Kongresin e Partisë Socialiste, që u mbajt këtë të shtunë në Tiranë, janë miratuar edhe disa ndryshime në statut. Konkretisht është ndryshuar mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës.
Për herë të parë do të krijohet një sekretariat ekzekutiv apo kancelari në PS, në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.
Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin, me qëllim për të afruar votën e emigrantëve dhe për të shtuar strukturat jashtë vendit. Ky sekretariat do drejtohet nga Laert Duraj. Do shtohet edhe sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji.
Është ngritur edhe një sekretariat për koordinimin, me në krye Blerina Gjylamenti. Ndërkaq, Blendi Klosi është zgjedhur sekretar për organizimin e Partisë Socialiste. Sekretare për Burimet Njerëzore është zgjedhur Anila Denaj. Sekretar për Digjitalizimin është zgjedhur Etjen Xhafaj, ndërsa Sekretare për Gruan është zgjedhur Etilda Gjonaj. Romina Kuko është zgjedhur Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.
Gjithashtu, do të ngrihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore me anë të fletëve sekrete.
Klosi: PS nuk e bëjnë vitet, e bëjnë mijëra njerëz me ideale. Në emër të grupit të punës kam nderin të vij këtu për të sjellë një paketë ndryshimesh i cili në thelb vazhdon të ruajë vlerat dhe parimet tona të spikatura. Një paketë shumë e rëndësishme në këtë Statut vjen ajo e mënyrës e zgjedhjes së kryetarit duke hapur opinionin publik, vlerësimin qytetar dhe duke i dhënë këtij kandidati të gjitha vlerat e qytetit që ai përfaqëson. Në këtë Statut i hapim rrugë këtij parimi i cili për ne është thelbësor në jetën e hapur të PS.
Është një ndryshim tjetër i paraqitur dhe një grup nenesh të Statutit krijimi i një sekretariati ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive i cili do të jetë aty përfaqësues i komunitetit të PS të zonës dhe një raportim drejtpërdrejt në qendrën e partisë. Grupimi tjetër ka të bëjë me një reformë për të afruar votën e emigrantëve dhe diasporës. PS nuk mund të jetë e kufizuar vetëm brenda territorit, statuti i ri na krijon më shumë hapësira për të krijuar në këto degë të PS, jo vetë të mbajnë lidhje me partinë e PS por të furnizohen edhe me ne njerëzit që duan të marrin pjesë në votime në Shqipëri.
Dimensioni politik, trajnim me çfarë duhet ët punojmë diskutojmë me njerëzit. Në këtë statut, ta përmbledhim ta bëjmë një libër parimesh që ti rezistojë jetëgjatësisë të partisë, por edhe të përgatisë për të pasur rezultat me të forta, duhet t'i japim votën statutit të paraqitur.
