Propozimi i Metës: Presidentin ta zgjedhë populli, unë s’do kandidojë më. Kthehem pas 25 vitesh

Presidenti Ilir Meta, i cili përfundon mandatin më 24 korrik, ka propozuar që zgjedhja e presidentit të ri, t’i lihet popullit.

Në konferencën për shtyp, Meta tha se nuk do të kandidojë më për president, ndërsa shtoi se mund të kthehet në këtë detyrë pas 25 vitesh.

Ilir Meta: Duan presidentin  të mirë për popullin, të ja lënë popullit ta zgjedhë, me ato kompetenca që ka. Unë jam gati që më 13 tetor  të bëhen zgjedhjet vendore, të bëhen zgjedhjet e përgjithshme dhe presidenti të zgjidhet nga populli, dhe t’I japim një zgjidhje kësaj krize.  Të ja lëmë popullit të zgjedhë presidentin. Mos të kenë merak se unë nuk kandidoj tani, do kthehem pas 25 vitesh sërish në këtë detyrë.